Në këtë ditë të veçantë për arsimin dhe kulturën shqiptare, nderojmë me respekt dhe mirënjohje të thellë të gjithë mësuesit e gjuhës shqipe në Zvicër, të cilët me përkushtim, pasion dhe dashuri ruajnë e përcjellin gjuhën tonë amtare tek brezat e rinj të diasporës.
Misioni juaj është shumë më tepër se një detyrë arsimore, është një kontribut i çmuar në ruajtjen e identitetit, kulturës dhe shpirtit shqiptar larg atdheut. Falë përpjekjeve tuaja të palodhshme, shumë fëmijë shqiptarë në Zvicër rriten duke folur, lexuar dhe dashur gjuhën shqipe.
Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Zvicër shpreh vlerësimin dhe mirënjohjen më të sinqertë për kontributin tuaj të vyer.
Gëzuar!



