Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Bernë, në vijim të angazhimit për ofrimin e shërbimeve sa më pranë qytetarëve, po shqyrton mundësinë e vendosjes në dispozicion një shërbim të posaçëm konsullor, për ata shtetas shqiptarë që e kanë të pamundur të udhëtojnë drejt Shqipërisë për të aplikuar për dokumenta, si edhe ata shtetas që nuk kanë mundësi të paraqiten fizikisht pranë Ambasadës.
Për ta realizuar këtë shërbim, të interesuarit janë të lutur të paraqesin kërkesën e tyre në adresën elektronike: embassy.bern@mfa.gov.al.
Shërbimet që ofrohen:
Pasaportë biometrike
Kartë identiteti (ID)
Dokumentacioni i nevojshëm:
Kopje e dokumenteve aktuale identifikuese (pasaportë/ID)
Vërtetim mjekësor që dëshmon pamundësinë për lëvizje
Adresa e plotë e vendbanimit
Numër telefoni funksional
Nëse ju ose një i afërm i juaji ndodheni në këto kushte, lutemi mos hezitoni të na kontaktoni. Faleminderit.



