Ambasadori i RSH-së në Zvicër, z. Ermal Dredha , priti ne ambientet e Ambasadës, z. Kristian Zefi , koleksionist dhe promovues i trashëgimisë etnografike shqiptare, si dhe drejtues i shoqatës “Koleksioni Etnografik Kristian Zefi”.
Gjatë takimit u diskutua mbi rëndësinë e ruajtjes dhe promovimit të trashëgimisë kulturore shqiptare në diasporë dhe mundësitë konkrete të bashkëpunimit institucional. Ambasadori Dredha informoi z. Zefi mbi organizimin e Samitit të IV të Diasporës Shqiptare, ku z. Zefi konfirmoi pjesëmarrjen dhe shprehu interes për të kontribuar në panelin kulturor.
Ambasada, në bashkëpunim me z.Zefi dhe mbështetje të Agjencia Kombëtare e Diasporës po planifikon edhe një aktivitet të veçantë për të prezantuar lahutën shqiptare para trupit diplomatik dhe autoriteteve zvicerane, me rastin e përvjetorit të përfshirjes së saj në Listën e Trashëgimisë Kulturore Jomateriale të UNESCO-s.
Takime të tilla dëshmojnë angazhimin e Ambasadës për ruajtjen dhe promovimin e kulturës shqiptare në Zvicër dhe forcimin e lidhjeve mes diasporës dhe atdheut.



