Në një ceremoni zyrtare të mbajtur në Kështjellën e kryeqytetit të Principatës së Lihtenshteinit, Vaduz, Ambasadori i Republikës së Shqipërisë, z. Mustafa Nano, paraqiti më datë 04.03.2024 Letrat Kredenciale për Princin Trashëgimtar të Lihtenshteinit, Alois.
Pas dorëzimit të Letrave Kredenciale, Ambasadori Nano dhe Princi Alois, kanë diskutuar mbi thellimin e marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve dhe shprehjen e vullnetit për bashkëpunim të ngushtë në shumë fusha të interesit të përbashkët.