Në kuadër të Javëve të Frankofonisë, Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Zvicër organizoi shfaqjen e filmit klasik shqiptar “Përrallë nga e kaluara”, me regji të Dhimitër Anagnosti, i restauruar nga Arkivi Qendror Shtetëror i Filmit.
Aktiviteti, i zhvilluar mbrëmë në një nga kinemat më të bukura të Bernës, mblodhi Ambasasorë, përfaqësues nga institucionet zvicerane, komunitetin shqiptar dhe studentë, duke krijuar një atmosferë të ngrohtë në frymën e frankofonisë.
Të pranishmit u përshëndetën nga Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Zvicër, z. Ermal Dredha , i cili theksoi rolin e diplomacisë kulturore në afrimin e vendeve tona.
Hapjen e bëri znj.Albana Krasniqi-Malaj, me një prezantim të shkurtër mbi vlerat e filmit, bazuar në veprën e Andon Zako Çajupi.
Përmes kësaj pjesëmarrjeje, Ambasada vijon të promovojë kulturën shqiptare dhe dialogun ndërkulturor.



