Regjisori i shquar i kinematografisë shqiptare, Dhimitër Anagnosti, u nda dje nga jeta ditën e djeshme. Ai ishte një personalitet i madh i kulturës sonë kombëtare, mjeshtër i ekranit dhe i artit skenik, duke lënë pas një trashëgimi të çmuar kulturore për brezat që vijnë.
Këshilli i Ministrave ka shpallur sot, më 2 shtator 2025, ditë zie kombëtare në nderim të figurës dhe kontributit të tij të jashtëzakonshëm. Në respekt të Anagnostit, në të gjithë vendin flamujt do të ulen në gjysmështizë, ndërsa institucionet shtetërore do të zhvillojnë homazhe për të nderuar kujtimin e tij.
Një libër ngushëllimesh do të jetë i hapur për firmosje në Ambasadën e Shqipërisë në Bern, më 3 shtator 2025, nga ora 10:00 – 12:00 dhe 14:00 – 16:00.
