Në këtë ditë të shënuar për kombin tonë, kur kujtojmë me mirënjohje vendimin historik të Kongresit të Manastirit që i dha gjuhës shqipe një alfabet të unifikuar, Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Bernë përcjell urimet më të përzemërta për të gjithë shqiptarët në Zvicër dhe kudo në diasporë.
Së fundmi janë hapur dy klasa të reja të mësimit plotësues në gjuhën shqipe në kantonin St. Gallen: në Heerbrugg dhe në Rapperswil-Jona, të ndihmuar nga Profesor Dr. Vaxhid Sejdiu. Këto klasa drejtohen përkatësisht nga mësuesja Njomza Maliqi dhe mësuesi Dr. Vaxhid Sejdiu, të cilat me përkushtim dhe profesionalizëm i udhëheqin fëmijët drejt njohjes së gjuhës, kulturës dhe historisë shqiptare.
Urime të përzemërta të gjithë fëmijëve shqiptarë që mësojnë gjuhën e zemrës, si dhe mësueseve dhe mësuesve shqiptarë në Zvicër, të cilët me vullnet, pasion dhe dashuri punojnë çdo ditë për t’ua përcjellë brezave të rinj gjuhën, kulturën dhe historinë tonë të pasur.
Në këtë Ditë të Alfabetit, i ftojmë të gjithë prindërit shqiptarë në Zvicër që t’i inkurajojnë fëmijët e tyre të ndjekin mësimin plotësues në gjuhën shqipe. Gjuha është rrënja jonë, le ta ruajmë dhe ta përcjellim me krenari.
Urime 22 Nëntori!
Gjuha na bashkon. Tradita na mban gjallë. Identiteti na udhëheq.



