Në Ditën Ndërkombëtare të Gjuhës Amtare, Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Zvicër shpreh nderimin dhe mirënjohjen më të thellë për të gjithë mësuesit shqiptarë në Zvicër që, për dekada, kanë kontribuar me pasion dhe përkushtim në mësimin e gjuhës shqipe për breza të tërë nxënësish shqiptarë.
Gjuha shqipe është një nga pasuritë më të çmuara të identitetit tonë kombëtar dhe është detyra jonë t’i ruajmë dhe ta forcojmë atë, duke siguruar që çdo fëmijë shqiptar të rritet me dashuri për gjuhën dhe kulturën tonë.
Ambasada shfrytëzon këtë moment për t’i bërë thirrje të gjithë prindërve shqiptarë që t’i dërgojnë fëmijët e tyre në klasa shqipe, për të siguruar që ata të ruajnë dhe zhvillojnë gjuhën shqipe si pjesë të rëndësishme të identitetit tonë kombëtar.