Përfaqësuesi i Ambasadës së Republikës së Shqipërisë në Zvicër, z.Valon Gashi, morën pjesë dje në hapjen zyrtare të ekspozitës së parë etnografike shqiptare në Zvicër, një ngjarje me rëndësi të veçantë për ruajtjen dhe promovimin e kulturës dhe traditave tona kombëtare.
Në këtë ngjarje unike ishin të pranishëm edhe Ambasadori i Maqedonisë së Veriut, z. Rexhep Demiri, Këshilltarja e Ambasadës së Republikës së Kosovës, znj.Shukrije Ramadani, figura që promovojnë kulturen shqiptare, si dhe qytetarë të diasporës.
Në këtë ceremoni solemne, Sekretari i Parë, z. Gashi, përshëndeti organizimin e kësaj ekspozite pionere dhe shprehu mirënjohjen për çiftin Kristian dhe Gjesika Zefi për përkushtimin dhe pasionin e tyre të jashtëzakonshëm. Ai theksoi se me këtë ekspozitë, ne përçojmë në zemrën e çdo pjesëmarrësi një pjesë të trashëgimisë sonë kombëtare, një thesar që na bën krenarë dhe na bashkon.
Ju njoftojmë se ekspozita do të jetë e hapur për publikun sot dhe nesër. Ftojmë të gjithë qytetarët dhe miqtë tanë të vizitojnë këtë ekspozitë unike dhe të zbulojnë thesaret e traditave të pasura të popullit shqiptar.
Vendndodhja: Heimatmuseum, Bachweg, 18, 4852, Rothrist (AG)
Koha: 26 dhe 27 tetor, nga ora 09.00 deri në orën 19.00.
Çifti Zefi ju mirpret me kënaqësi duke ju shpjeguar me pasion çdo detaj!