Më 23 mars 2025, në qytetin e Zyrihut u bë hapja zyrtare e Qendrës Mediale Shqiptare SAM24.info, një platformë e re online dedikuar informimit dhe lidhjes së diasporës shqiptare në Zvicër dhe më gjerë.
Në këtë ngjarje të rëndësishme morën pjesë përfaqësues diplomatikë, shkencëtarë, afaristë, politikanë shqiptarë në Zvicër, artistë dhe aktivistë të shquar të komunitetit tonë.
Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Bernë u përfaqësua nga Sekretari i Parë, z. Valon Gashi, Ambasadori i Maqedonisë së Veriut në Bernë, z. Rexhep Demiri , Vigan Berish, Shef i Misionit Konsullor të Republikës së Kosovës në Zyrih, ndërsa prezantimi i platformës u bë nga Kryeredaktori i SAM, Dr. Dashnim Ebibi.
Ambasada i uron suksese dhe mbarësi z. Ebibi dhe ekipit editorial të udhëhequr nga z. Petrit Markaj në këtë nismë të re, që synon të forcojë informimin dhe bashkëpunimin mes shqiptarëve në diasporë.





