Bernë 13 Mars 2025 – Në kuadër të shënimit të 17-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, Ambasada e RKS-së në Bernë, mbremë organizoi një koncert madhështor të Orkestrës së Filharmonisë së Kosovës, mbajtur në Casino Bernë. Nga Ambasada e RSH-së, morën pjesë znj.Monika Zguro, Këshilltare dhe z.Valon Gashi, Sekretar i Parë, ndërkaq pjesëmarrës të tjerë në koncert ishin personalitete të shquara nga jeta kulturore zvicerane, përfaqësues diplomatikë, një numër i madh i pjesëtarëve të diasporës shqiptare, si dhe Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës, znj. Donika Gërvalla-Schwarz.
Orkestra, nën drejtimin e Antoine Marguier, prezantoi traditën muzikore kosovare për saksofon, harqe dhe perkusione të Valton Beqirit, me solist Vitaly Vatulya. Sopranoja Besa Llugiqi shkëlqeu me arie nga Madama Butterfly dhe La Traviata, duke përmbyllur me “Agimet shqiptare” të Avni Mulës. Programi përfshiu gjithashtu uverturën e Nabucco të Verdit, Simfoninë nr. 2 të Kreshnik Aliçkajt dhe suitën nr. 2 nga The Three-Cornered Hat e Manuel de Fallas.
Një natë e paharrueshme ku muzika shqiptare dhe ajo klasike u duartrokitën nga mbi 1000 të pranishëm.