Të dashur prindër shqiptarë që jetoni në Zvicër,
Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Bernë fton të gjithë të regjistrojnë fëmijët e tyre në shkollat e gjuhës shqipe në kantonet zvicerane!
Mësimi zhvillohet edhe në shumë qytete të Zvicrës dhe është një mundësi e çmuar për fëmijët të lidhen me gjuhën, kulturën dhe rrënjët e tyre shqiptare.
Regjistrimet hapen nga nesër, më 15 gusht!
Për adresat e shkollave dhe regjistrimin klikoni këtu:
Le ta ruajmë gjuhën tonë të bukur dhe ta përcjellim brez pas brezi!
