Nga data 5 deri më 15 korrik 2025, 20 vajza dhe djem shqiptarë nga diaspora në Zvicër së bashku me katër mësues po marrin pjesë në edicionin e Shkollës Verore “Jam Shqiptar”, një udhëtim i paharrueshëm në gjuhën, historinë dhe kulturën shqiptare.
Fëmijët tanë janë pritur me ngrohtësi nga Zëvendësministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, znj. Silda Anagnosti Çepe, në një atmosferë të mbushur me emocione, mikpritje dhe krenari kombëtare.
Pjesëmarrja e tyre ka marrë jehonë edhe në Televizionin Publik Shqiptar, ku janë shfaqur si përfaqësues të denjë të brezit të ri të diasporës sonë.
Shkolla “Jam Shqiptar” realizohet me mbështetjen e:
• Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme
• Ministrisë së Arsimit dhe Sportit
• Agjencisë Kombëtare të Diasporës
• Qendrës së Botimeve për Diasporën
Gjatë këtyre ditëve, të rinjtë po përjetojnë çdo ditë një kapitull të ri “Made in Albania” përmes:
Mësimit të gjuhës shqipe
Vizitave kulturore dhe historike
Aktiviteteve kreative që forcojnë identitetin e tyre kombëtar
Ambasada e Shqipërisë në Bernë, si një nga përkrahëset kryesore të shkollës shqipe në Zvicër, shpreh krenarinë për këta fëmijë që po e jetojnë Shqipërinë me zemër e me shpirt!
Mirë se vini në atdhe, fëmijë të dashur, mësues të përkuhstuar, ju jeni pasuria jonë përtej kufijve!






