Më 4 prill 2025, në ambientet e UniMail në Gjenevë, u zhvillua një aktivitet i veçantë kulturor kushtuar veprës “Shekulli i Parë” të studiuesit Sejmen Gjokoli. Në këtë mbrëmje të mbushur me emocion, art dhe përkushtim ndaj trashëgimisë shqiptare, mori pjesë Këshilltarja e Ambasadës, znj. Monika Zguro, znj. Floreta Kabashi, Konsulle e Republikës së Kosovës në Gjenevë, përfaqësues të shoqërisë civile, miq të librit, figura të shquara të komunitetit dhe dashamirës të kulturës shqiptare.
Të falënderojmë Shoqatën e Studentëve Shqiptarë dhe Komunitetin Shqiptar në Gjenevë për organizimin dinjitoz që solli bashkë shqiptarët rreth vlerave të përbashkëta kulturore.
Fjala shqipe, arti dhe kujtesa kulturore jetojnë edhe larg atdheut.




