Me rastin e 620-vjetorit të lindjes së heroit kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu, Sekretari i Parë i Ambasadës, z.Valon Gashi mori pjesë në ekspozitën “Gjergji në art”, organizuar nga Shoqata “Gjergj Kastrioti” në Bulach të Zyrihut.
Në këtë aktivitet të pasur artistik u ekspozuan veprat e rreth 30 artistëve nga të gjitha trojet shqiptare, të cilët përmes artit sollën figura dhe momente frymëzuese nga jeta dhe vepra e Skënderbeut.
Të pranishëm ishin edhe përfaqësues nga Ambasada e Kosovës në Bernë, znj. Shukrije Ramadani, nga Konsullata e RKS në Zyrih, Shefi i Misionit, z. Vigan Berisha, si dhe figura të njohura nga jeta kulturore dhe shoqërore e Zvicrës, Shqipërisë, Kosovës dhe Gjermanisë.
Ambasada vlerëson përkushtimin e organizatorëve dhe kontribuuesve në ruajtjen dhe promovimin e trashëgimisë sonë historike dhe kulturore në Zvicër.






