Sot, më 5 shtator 2025, në ditën e shenjtërimit të Shën Nënë Terezës, përfaqësuesit diplomatikë të vendeve respektive u bashkuan në Lozanë për të nderuar figurën dhe veprën e saj madhështore.
Z.Valon Gashi nga Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Zvicër, së bashku me Ambasadorin e Republikës së Kosovës, z. Mentor Latifi, dhe Ambasadorin e Maqedonisë së Veriut, z. Rexhep Demiri, vendosën buqeta me lule pranë shtatores së saj, duke kujtuar me respekt të thellë jetën dhe misionin e saj human.
Shën Nënë Tereza, bijë e kombit shqiptar dhe personalitet universal, mbetet shembull frymëzimi për përulësinë, dashurinë dhe përkushtimin ndaj të varfërve e të pambrojturve. Sot, teksa e përkujtojmë në Lozanë, i ripërtërijmë mirënjohjen për veprën e saj të përjetshme, e cila vazhdon të ndriçojë udhën e njerëzimit.

