Krenarë të ndajmë me ju lajmin se një nga revistat më të mëdha zvicerane “Migros Magazin” ka zgjedhur Shqipërinë si një nga dhjetë destinacionet më të kërkuara nga turistët zviceranë për këtë vit!
Në kopertinën e numrit të fundit, Shqipëria përshkruhet si një perlë me plazhe të mrekullueshme, kulturë të pasur dhe peizazhe të papara. Redaktorja e “Migros Magazin”, Znj.Barbara Scherer, vizitoi Tiranën, Beratin, Durrësin dhe Gjirokastrën, duke shijuar, ushqimin, mikpritjen dhe bukuritë tona natyrore dhe kulturore.
Ftoni miqtë dhe familjen tuaj të zbulojnë Shqipërinë këtë verë! Për më shumë detaje dhe për të parë artikullin e plotë, klikoni në linkun më poshtë.
https://www.facebook.com/permalink.php?story_fbid=pfbid035s9ANNb3qQY1Hb6…
Mirë se vini në Shqipëri!
Përshkrimi në shqip:
Znj.Barbara Scherer, vizitën e fillon në Tiranë, me një ndalesë në Bunk’Art 2, një muze i pazakontë për historinë komuniste të Shqipërisë, i vendosur në një bunker të vjetër nën tokë. Pastaj Sheshin Skënderbej, simboli i Tiranës, ku historia e Shqipërisë bashkohet në një mozaik gjigant që kujton periudhën komuniste, si xhaminë e Et’hem Bey.
Dita e dytë nis me një udhëtim drejt Beratit, qyteti i njohur si “qyteti i një mbi një dritareve”, e cila është pjesë e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s. Në ditën trëtë, Znj.Barbara Scherer, viziton Durrësin për të parë amfiteatrin e perandorit romak Hadrian nga shekulli i dytë. Ky është amfiteatri më i madh në Gadishullin Ballkanik, edhe pse nga jashtë duket pak i rrënuar. Në mbrëmje, shëtit në promenadën e Golemit, një destinacion popullor bregdetar me shumë hotele dhe restorante moderne.
Për “Migros Magazine”, Shqipëria është një yll në ngritje në turizëm. Tashmë tërheq shumë dashamirës të natyrës dhe ka potencial të madh për pushime bregdetare me plazhet e saj të bukura me rërë. Me përmirësimin dhe restaurimin e vendeve historike, Shqipëria mund të konkurrojë me fqinjët e saj të njohur turistikë.