Sot, (27.03.2025), në ambientet e Ambasadës së Republikës së Shqipërisë në Bernë, Këshilltarja e Ambasadës, znj. Monika Zguro, priti në një takim kortezie diplomatin e Malit të Zi, z. Zdravko Jovović.
Z. Jovović është i angazhuar me procesin e rihapjes së Ambasadës së Malit të Zi në Bernë dhe ka një përvojë të pasur diplomatike, duke përfshirë shërbimin e tij në Shqipëri në periudhën 2012-2016.
Ky takim nënvizon marrëdhëniet e mira mes dy vendeve tona dhe bashkëpunimin diplomatik në Zvicër.
Newsroom
Takim kortezie me diplomatin malazez, Zdravko Jovović