Sot, (03.04.2025), në ambientet e Ambasadës, mirëpritëm znj. Rixhil Agushi dhe z. Muhamed Agushi në një takim formal dhe miqësor. Znj. Agushi, e zgjedhur në 2024, Kryetare e Parlamentit të qytetit Schlieren në Kantonin e Zyrihut, është politikania e parë me origjinë shqiptare që mban këtë post të rëndësishëm në këtë qytet.
Në takim, Këshilltarja e Ambasadës, znj. Monika Zguro, dhe Sekretari i Parë, z. Valon Gashi, diskutuan me znj. Agushi për rrugëtimin e saj politik dhe kontributin e saj në jetën shoqërore e institucionale të Zvicrës. Si një politikane dhe aktiviste e njohur, znj. Agushi ka dhënë një shembull frymëzues për integrimin dhe suksesin e shqiptarëve në Zvicër.
Urime znj. Agushi për këtë arritje të rëndësishme dhe suksese të mëtejshme në punën e saj!

