Në kuadër të takimeve të kortezisë pas marrjes së detyrës në Zvicër, Ambasadori i RSH-së në Bernë , z. Ermal Dredha , zhvilloi një takim me Ambasadorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në Zvicër, z. Rexhep Demiri, në ambientet e Ambasadës së Maqedonisë së Veriut.
Gjatë bisedës u diskutua për rolin dhe kontributin e diasporës shqiptare në Zvicër, duke riafirmuar gatishmërinë për bashkëpunim dhe komunikim të vazhdueshëm në interes të forcimit të marrëdhënieve dhe të mbështetjes së komunitetit shqiptar në Zvicër.
Ambasadori Dredha shprehu gjithashtu mirënjohjen e tij për mikpritjen, gatishmërinë dhe mbështetjen e Ambasadorit Demiri, duke vlerësuar frymën miqësore dhe bashkëpunuese që karakterizon marrëdhëniet mes dy Ambasadave dhe angazhimin e përbashkët në shërbim të komunitetit shqiptar në Zvicër.



