Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Bernë përcjell urimet më të përzemërta dhe mirënjohjen e thellë për mësuesit e gjuhës shqipe në Zvicër, të cilët me përkushtim, dashuri dhe profesionalizëm u japin fëmijëve tanë mundësinë të rriten me gjuhën dhe kulturën e tyre amtare.
Si çdo vit, Ambasada mbështet këtë mision fisnik edhe me shpërndarjen falas të teksteve të gjuhës shqipe për nxënësit në Zvicër nga Qendra e Botimeve për Diasporën. Së shpejti do të shpërndahen të gjitha tekstet e kërkuara nga mësuesit shqiptarë, duke u mundësuar fëmijëve vazhdimësi në mësim dhe lidhje më të fortë me gjuhën e nënës.
Ftojmë të gjithë prindërit shqiptarë që t’i regjistrojnë fëmijët e tyre në klasat e gjuhës shqipe, sepse ruajtja e gjuhës është ruajtja e identitetit tonë kombëtar.
Gëzuar vitin e ri shkollor dhe suksese të gjithë nxënësve e mësuesve!
