Më 30 gusht 2025, në ambientet e Ambasadës, Sekretari i Parë z.Valon Gashi, priti në takim Kryesinë e Lidhjes së Shoqatave të Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit në Zvicër (LSHPMBZ).
Në qendër të diskutimeve ishte puna tre mujore e Kryesisë së re të Lidhjes dhe projektet e saj për vitet 2025–2026, ndërsa në mënyrë zyrtare iu bashkua Lidhjes edhe Shoqata “Bushtrani” nga komuna e Preshevës. Marrëveshja u firmos nga përfaqësuesit e Shoqatës z. Alit Aziri dhe Abdullah Esati, si dhe Kryetarit të LSHPMBZ, z. Tefik Selmani.
Në takim morën pjesë edhe anëtarët e Kryesisë së Lidhjes: z. Ardian Asllani, z. Fadil Selmani, z. Adnan Imeri dhe z. Besnik Avdiji. Pas firmosjes, takimit iu bashkuan gjithashtu përfaqësuesit e Asociacionit Qytetarë Bujanoci në Zvicër, z. Memet Qazimi dhe z. Lulzim Abazi, të cilët shprehën gatishmërinë e tyre për kontribut e angazhim më të intensifikuar.
Z.Gashi, si pritës i këtij takimi, shprehu mirënjohjen për punën e palodhur të shoqatave dhe se Ambasada mbetet e angazhuar të mbështesë nisma që forcojnë unitetin dhe përfaqësimin dinjitoz të komunitetit shqiptar në Zvicër.



