Të shtunën (22.07.2023), në ambientet e Ambasadës së Republikës së Shqipërisë në Bernë, Ambasadori I.Gjoni, priti këngëtaren e mirënjohur shqiptare znj.Mimoza Nazarko, të cilës i akordoi një Çertifikatë Mirënjohjeje me motivacionin për "Për Kontributin e Çmuar në Promovimin e Vlerave të Kombit Shqiptar në Botë". Në këtë aktivitet ishin po ashtu të pranishëm familjarë dhe miq të këngëtares.
Znj.Nazarko është artiste e njohur dhe veprimtare e spikatur e cila ka dhënë kontribut të jashtëzakonshëm në promovimin e vlerave artistike dhe kulturore të vendit tonë në Zvicër.