Më datë 27.01.2024, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Shqipërisë në Bernë, Sekretari i Parë i Ambasadës, z.Valon Gashi, priti në takim përfaqësuesit e disa shoqatave shqiptare në Zvicër pjesëmarrës në Samitin e III të Diasporës të mbajtur në Tiranë më 22 dhe 23 nëntor 2023.
Në shenjë falënderimi dhe mirënjohje, z.Gashi, dorëzoi të pranishmëve Çertifikatë Mirënjohjeje të akorduar nga Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme të Rsh-së, z. Igli Hasani me motivacionin "Në vlerësim dhe mirënjohje shtetërore për mbrojtjen e interesave të ligjshme të komunitetit shqiptar si dhe promovimin e vlerave më të mira të Shqipërisë në arenën ndërkombëtare. Faleminderim për pjesëmarrjen dhe kontributin tuaj në Samitin e tretë të Diasporës".
Të pranishëm ishin, z.Arbër dhe z.Bexhet Gashi, nga Shoqata e Studentëve Shqiptarë në Neuchatel të Zvicrës, znj.Aina Hoti nga Sëiss Albania Event, z.Agron Rahimi nga Fondacioni "Turija", z.Osman Osmani nga Shoqata/Media Prointegra.ch dhe z.Vaxhid Sejdiu nga “Shkolla Shqipe” në Zvicër.
Rëndësia e diasporës shqiptare është e madhe, duke kontribuar në shpërndarjen e kulturës dhe ruajtjen e identitetit shqiptar në Zvicër. Diaspora shqiptare ka ndikuar dhe ndikon në ekonominë dhe zhvillimin e vendeve tona të origjinës përmes mënyrave nga më të ndryshme.