Të shtunën, më datë 28.10.2023, në Uster të Kantonit të Zyrihut, Shoqata Kulturore “Bashkimi”, shënoi jubileun themelues të saj prej 3 dekadash në Zvicër, (1993-2023).
Në këtë aktivitet të pasur kulturor, morëm pjesë shumë familje shqiptare, nxënës, prindër dhe veprimtarë të diasporës shqiptare në Zvicër. Kontributi prej 30 vitesh i kësaj shoqate ka lënë gjurmë jo vetëm për komunitetin shqiptar në Kanton Zyrih, por edhe jashtë Zvicrës, në vendlindjet e anëtarëve të kësaj shoqatë të cilët vijnë nga Shqipëri, Kosova, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi e Lugina e Preshevës.
Në këtë aktivitet morën pjesë dhe Ambasadorët e RSH-së, RMV-së dhe përfaqësues nga Konsullata e Kosovës në Zyrih. Ambasadori M.Nano, në fjalën e tij përshëndetëse falënderoi shoqatën “Bashkimi” për kontributin e saj të jashtëzakonshëm dhe mbi të gjitha ruajtjen e traditës, kulturës dhe gjuhës shqipe.
Këtë e treguan dhe të rinjtë e kësaj shoqate të cilët me një nivel të lartë performuan para gjithë të pranishmëve me disa valle tradicionale shqiptare. Gjithashtu u shfaq dhe dokumentari mbi e ecurinë e shoqatës në 30 vite.