Me rastin e Festës se 7 Marsit, Ditës së Mësuesit, Ambasada RSH Zvicër, organizoi në Zyrih ceremoninë e ndarjes së Certifikatave të Mirënjohjes për kontributin e dhënë nga mësuesit e "Shkollës Shqipe" në Zvicër.
Në këtë ceremoni, e cila u zhvillua në bibliotekën "Pestalozzi" në Zyrih, morën pjesë mësues të gjuhës shqipe, prindër dhe nxënës, si dhe Këshilltari i Ambasadës Shqiptare, V.Gashi. Mësuesit e "Shkollës Shqipe" në Zvicër, përveç punëve të tyre të përditshme, me misionin e tyre fisnik, përçojnë, gjuhën, kulturën, vlerat dhe traditën e vendeve tona me aq dashuri tek brezat e rinj.