Ambasada nderon me "Certifikaten e Mirënjohjes për kontribute të veçanta" , Prof.Astrit Leka

Në kuadër të vitit të Skënderbeut dhe me rastin e 550 vjetorit të vdekjes së Heroit tonë kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu, Ambasada nderoi me "Certifikaten e Mirënjohjes për kontribute të veçanta" , Prof.Astrit Leka, ideatorin dhe organizatorin e vendosjes së bustit të Skënderbeut në qytetin e Gjenevës.

Në ceremoninë e organizuar me këtë rast në ambjentet e ambasadës, merrnin pjesë ambasadorja e Republikës së Kosovës në Bernë, znj. Nazane Breca, i Ngarkuari me Punë i Republikës së Maqedonisë, z. Rafet Hajdari, përfaqëues të komunitetit shqiptar në Zvicër, përfaqësues të medias etj.

Gjatë fjalës përshëndetëse, ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Zvicër, z.Ilir Gjoni, vlerësoi kontributin e Prof. Astrit Leka jo vetëm në Shqipëri dhe në Zvicër, por edhe më gjerë, që ka shërbyer dhe ndihmuar në promovimin e vlerave historike të vendit tonë.

Adresa

Ambasada Shqiptare
Pourtalesstrasse 45 A,
CH-3074 Muri bei, Bern

Tel / Fax

Tel. +41319526010
Fax +4131 9526012
Nr. i emergjences: +41774099729

E-MAIL

embassy.bern@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E premte
09:00 - 17:00