Dje, më datë 26.06.2021, Ambasadori i RSH në Bernë, z.Ilir Gjoni, ai i RKS, z.Sami Ukelli dhe i RVM, Kenan Ramadani, patën një takim të frytshëm pune në Kuttingen të Aargaut me kryetarin e sapo zgjedhur të Lidhjes së Arsimtarëve dhe Prindërve Shqiptarë në Zvicër(LAPSH), z.Liburn Mehmetaj.
Ambasadorët përgëzuan z.Mehmetaj për zgjedhjen e tij në krye të LAPSH dhe vlerësuan lartë vizionin e tij për të çuar përpara punën e LAPSH në Zvicër, duke ndjekur një qasje gjithëpërfshirëse, moderne e mentalitet të ri reformues si në drejtim ashtu dhe organizimin e shoqatës.
Ambasadorët po ashtu i shprehen z. Mehmetaj mbështetjen e plotë për të dhe kryesinë e re të LAPSH në përmbushje të funksionit të saj patriotik, - mësimin e gjuhës, kulturës e historisë shqiptare ndër fëmijët në Diasporë.