Ambasadorët e Republikës së Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut në Bernë, takojnë biznesmenët shqiptarë në Zvicër

Një takim i frytshëm në vazhdën e takimeve mes ambasadorëve të RSH, të RKS dhe RMV me Rrjetin Bizneseve të Diasporës Shqiptare, si  forum profesional i bizneseve mbarë shqiptare në Zvicër. Në linjë me politikat e qeverive respektive në mbështetje të diasporës në përgjithësi dhe bizneseve në diasporë në veçanti, sot (29.06.2022) në mjediset e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bernë, u realizua një takim pune mes Ambasadorit të RSH në Bernë z.Ilir Gjoni atij të RKS z. Sami Ukelli dhe Ambasadorit të RMV z.Kenan Ramadani me drejtues të Rrjetit të Bizneseve të Diasporës në Zvicër përkatësisht znj.Merita Pinta, Presidente e shoqatës, z. Fehmi Fetahu, President Nderi i Shoqatës, si dhe zotërinjtë Nazmi Jakurti dhe Rexhep Berisha anëtarë të Kryesisë.

Gjatë këtij takimi u diskutuan për linjëzimin e veprimtarisë së tre ambasadave kundrejt biznesit shqiptar në diasporë, harmonizimin e veprimtarive si dhe hapat konkretë të bashkëpunimit me RRBDSH në Zvicër.
Në përfundim të takimit pjesmarrësit ranë dakord në parim që në një të ardhme shumë të afërt të nënshkruajnë një Memorandum Bashkëpunimi me synim institucionalizimin, forcimin e bashkëpunimit si dhe rritjen e rolit të përbashkët, me qëllim nxitjen e aktivitetit ekonomik dhe shkëmbimeve tregtare mes Zvicrës dhe vendlindjes.
Objektivi kryesor do të jetë prezantimi i vendlindjes dhe mundësive që ofron ajo për investitorët dhe sektorin privat nga Zvicra, tërheqjen e investimeve zvicerane drejt vendlindjes, mbështetjen e eksporteve të gjithëllojshme nga vendet e origjinës drejt Zvicrës, mbështetjen dhe lehtësimin e bizneseve shqiptare që synojnë të realizojnë aktivitet ekonomiko-tregtar me Zvicrën dhe në Zvicër, mbështetjen e iniciativave të dyanshme dhe realizimin e projekteve të përbashkëta në fushën e promovimit të kulturës, gjuhës shqipe, personaliteteve dhe talenteve të Diasporës shqiptare në Zvicër.

Adresa

Ambasada Shqiptare
Pourtalesstrasse 45 A,
CH-3074 Muri bei, Bern

Tel / Fax

Tel. +41319526010
Fax +4131 9526012
Nr. i emergjences: +41774099729

E-MAIL

embassy.bern@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E premte
09:00 - 17:00