Ambasadori i RSh-së në Bernë takon Drejtorin e Përgjithshëm të UPU-të

Ambasadori i RSH-së në Bernë, z.Ilir Gjoni, sot (16.06.2022) pati një takim të frytshëm e konstruktiv me Drejtorin e Përgjithshëm të UPU, z. Masahiko Metoki dhe zv/Drejtorin e Përgjithshëm, z. Marjan Oswald, me të cilët diskutoi për bashkëpunimin mes Postave Shqiptare dhe UPU, modernizimin e kapaciteteve dhe krijimin e flotës  së gjelbër të transportit postar, realizuar përmes një ndihmë prej 500 mijë USD nga ana e UPU, si dhe mundësive të tjera për bashkëpunim, sidomos në modernizimin e shërbimeve të Postës Shqiptare në shërbim të qytetareve duke u ofruar atyre shërbime postare e financiare, moderne digjitale.
Posta shqiptare është ndër institucionet e para anëtare të Unionit Postar Universal dhe këtë vit mbushen plot 100 vjet anëtarësi në UPU. Viti i ardhshëm shënon 110 vjetorin e emetimit të pullës së parë shqiptare dhe për këtë, Ambasadori Gjoni u dakordësua me z. Metoki që të organizojnë në mjediset e UPU një ekspozitë të pullës shqiptare gjatë këtyre 110 viteve.

Adresa

Ambasada Shqiptare
Pourtalesstrasse 45 A,
CH-3074 Muri bei, Bern

Tel / Fax

Tel. +41319526010
Fax +4131 9526012
Nr. i emergjences: +41774099729

E-MAIL

embassy.bern@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E premte
09:00 - 17:00