Sot në Ambasadën e RSH-së në Bernë, Ambasadori I.Gjoni priti në takim përfaqësuesit e kryesisë së Lidhjes së Shoqatave të Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit në Zvicër (LSHPMBZ).
Ambasadori vlerësoi lart dhe përgëzoi Kryesinë e LSHPMBZ për punën e bërë gjatë periudhës një vjeçare që nga krijimi i saj dhe rikonfirmoi angazhimin e Ambasadës së RSH-së për ti mbështetur pa rezerva në veprimtarinë e tyre. Ai vlerësoi veçanërisht thirrjen që LSHPMBZ u ka bërë prindërve dhe fëmijëve të Luginës për t’ju bashkuar Shkollës Shqipe masivisht.
LSHPMBZ, sot bëri edhe prezantimin publik të llogarive zyrtare në rrjetet sociale, si dhe informoi mbi regjistrimin si OJQ pranë autoriteteve zvicerane.