Me rastin e 10-vjetorit të revolucionit “Meidan”, Ambasadorja e Ukrainës në Zvicër, Iryna Venediktova ftoi për drek pune kolegët e saj nga vendet partnere, Ambasadorët nga Shqipëria, Bullgaria, Kroacia, Çekia, Polonia, Rumania dhe Sllovakia të akredituar në Zvicër.
Ambasadorja Venediktova njohu diplomatët e huaj me zhvillimin e situatës së sigurisë dhe proceseve të brendshme politike në Ukrainë, iniciativat e Presidentit të Ukrainës Volodymyr Zelenskyi në lidhje me konsolidimin e përpjekjeve ndërkombëtare për të zmbrapsur agresionin rus dhe zbatimin e agjendës së reformave në rrugën e Integrimi euroatlantik dhe evropian i Ukrainës.
Ambasadori falënderoi kolegët e saj, ku në mesin e të cilëve ishte dhe Ambasadori M.Nano për ndihmën dhe mbështetjen e Ukrainës në luftën për pavarësi, sovranitet dhe integritet territorial, si dhe mbrojtjen e vlerave demokratike dhe normave të së drejtës ndërkombëtare