Ambasadori i ri i Shqipërisë në Zvicër, z. Mustafa NANO paraqiti sot (27.11.2023) Letrat Kredenciale tek Presidenti i Konfederatës së Zvicrës, z. Alain Berset.
Pas dorëzimit të Letrave Kredenciale, Presidenti Berset dhe Ambasadori Nano diskutuan mbi mundësitë e forcimit të marrëdhënieve bilaterale ndërmjet Shqipërisë dhe Zvicrës, sidomos nevojën për të nxitur e thelluar bashkëpunimin ekonomik.
Presidenti Berset nuk la pa përmendur bashkëpunimin e shkëlqyer të dy vendeve tona si anëtare jo të përhershme në KS të OKB-së.
Ambasadori Nano e cilësoi një privilegj përfaqësimin e Shqipërisë në Konfederatën Zvicerane.