Më datë 21 tetor 2023, Ambasadori z. M.Nano, mori pjesë në aktivitetin e organizuar nga Rrjeti i Bizneseve të Diasporës Shqiptare në Zvicër (RRBDSHZ-së). Në aktivitetin “Diaspora Business Connection”, të zhvilluar në Zyrih, morën pjesë dhjetëra sipërmarrës/e shqiptarë, ku veprimtarinë e tyre e zhvillojnë në Zvicër.
Të pranishmit i përshëndetën tre Ambasadorët e RSH-së, RKS-së dhe RMV-së në Bernë, z.Mustafa Nano, z.Sami Ukelli dhe z.Rexhep Demiri. Ambasadori z.Nano në fjalën e tij përshëndetëse ofroi mbështetjen e plotë të Ambasadës për sipërmarrësit shqiptarë në Zvicër dhe ofroi bashkëpunime e bashkëveprime në të mirë të dy vendeve. Pas aktivitetit Ambasadori shkëmbeu biseda me afaristet dhe të pranishmit veç e veç.
Drejtori i Bordit të RRBDSHZ-së, Fehmi Fetahi, pasi bëri një prezantim të aktiviteteve të rrjetit, nën moderimin e juristit të Rrjetit, z.Nazmi Jakurtit u ndan certifikata mirënjohje për disa nga kontribuuesit të Rrjetit.