Shumë njerëz duan të mësojnë më shumë për jetën, veprën dhe shenjtërinë e Nënë Terezës. Më 7 shtator 2017, Qendra "Nënë Tereza e Kalkutës" themeluar nga Misionarët e Bamirësisë, Ambasada e Republikës së Shqipërisë dhe Ambasada e Kosovës, organizuan ekspozitën “Nënë Tereza e Kalkutës”, e cila promovon vlerat humanitare, përkushtimin e Nënë Terezës ndaj njerëzve të pambrojtur, njerëzive në nevojë, si dhe gjithë veprën e saj të bamirësisë.
Vepra e Nënë Terezës për kohën tonë është një trashëgimi, që duhet ta ndajmë me njëri tjetrin dhe ta vëmë në praktikë.