Sot, në Ditën Kombëtare të Diasporës, Ambasada e Republikës se Shqipërisë në Bernë, gjen rastin të përcjellë urimet më të përzemërta për gjithë diasporën shqiptare nëpër botë, në veçanti atë në Zvicër!
Dita e Diasporës, është provë e dashurisë të gjithë shqiptarëve ndaj kulturës, gjuhës dhe mëmëdheut. Vlerat e diasporës shqiptare kanë ndihmuar në prosperitetin e kombit shqiptar dhe kontributi i saj ndër dekada ka qenë i një rëndësie të paçmuar. Ruajtja e gjuhës shqipe jashtë trojeve shqiptare, po ashtu i kulturës, traditave dhe përçimi i vlerave kombëtare nga një brez tek tjetri vazhdon të bëhet vetëm falë përkushtimit të përbashkët të secilit prej nesh.
Le te jete ky kontribut në të mire të Diasporës shqiptare por mbi të gjitha në të mirë të kombit shqiptar dhe jetë kjo Ditë një simbol i bashkimit të forcave për një të ardhme më të mirë.
Gëzuar Ditën e Diasporës dhe mbarësi për ju kudo ku ndodheni!