Në datë 25 nëntor 2017, Këshilli Organizativ i Shoqatave Shqiptare në Gjenevë, organzoi në Salle des Fetes des Avanchettes në Gjenevë, një aktivitet të madh kulturor me rastin e Festës së Pavarësisë.
Në këtë aktivitet ku morën pjesë mbi 300 pjestarë të komunitetit shqiptar me banim në kantonin e Gjenevës ishte i pranishëm dhe pershëndeti edhe ambasadori i RSH në Bernë, z. Ilir Gjoni.
Të pranishmit ndoqën një program të gjerë me muzike e valle shqiptare. U shpërndane po ashtu dhe çertifikata mireënjohje për studentët shqiptarë të diplomuar në Universitetin e Gjenevës dhe atë të Lozanës. Nje ndër mesazhet kryesore të foësve në kete aktivitet ishte ruajtja dhe pasurimi i gjuhës, traditave dhe kulturës shqipe si pjesë e pandarë e procesit integrues në shoqërinë zvicerane.