Kryeministri Rama merr pjesë në Forumin e Liderëve të Ballkanit Perëndimor me temë “Dialogu strategjik në Ballkanin Perëndimor”, i organizuar në kuadër të Forumit Ekonomik Botëror të Davosit

Në datat 7 dhe 8 nëntor 2019, në Gjenevë, u mbajt Forumi i Liderëve të Ballkanit Perëndimor me temë “Dialogu strategjik në Ballkanin Perëndimor”,  i organizuar në kuadër të Forumit Ekonomik Botëror të Davosit.

 

Krerët e shteteve nga Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Serbia, si dhe drejtues qeverie nga Evropa Jug-Lindore dhe partnerë të rëndësishëm, u takuan në selinë e World Economic Forum, në Kolonji-Gjenevë, për të vijuar dialogun që nisi gjatë Takimit Vjetor të Forumit të “Davos 2018”.

 

Në këtë takim, Shqipëria u përfaqësua nga Kryeministri, Z. Edi Rama i cili diskutimin e tij e fokusoi tek zhvillimet rajonale, vendosmërinë e Shqipërisë për të vijuar rrugën e reformave me objektiv anëtarësimin në BE si dhe hapat që  do ndiqen për të realizuar marrëveshjen e lëvizjes së lirë ndër vendet e BP.

 

Qëllimi i këtij takimi ishte nxitja e partneritetit për të avancuar më tej me integrimin rajonal dhe zhvillimin ekonomik e social. Ky takim shikohet si një platformë e paanshme, ku diskutohen sfidat dhe mundësitë ekonomike e politike me të cilat përballet rajoni.​

Adresa

Ambasada Shqiptare
Pourtalesstrasse 45 A,
CH-3074 Muri bei, Bern

Tel / Fax

Tel. +41319526010
Fax +4131 9526012
Nr. i emergjences: +41774099729

E-MAIL

embassy.bern@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E premte
09:00 - 17:00