Kryetari i Kuvendit Ilir Meta zhvillon një vizitë zyrtare në Zvicër

 Kryetari i Kuvendit Ilir Meta zhvillon një vizitë zyrtare në Zvicër, ku u takua homologun e tij kryetarin e Parlamentit të Zvicrës, Stephane Rossini. Gjatë kësaj vizite z. Meta u takua gjithashtu edhe me Kryetarin e Bashkisë së Bernës Alexandër Tschappat. Në takimet e tij z. Meta vlerësoi marrëdhëniet e shkëlqyera mes dy vendeve si dhe peshën e kontributin e komunitetit shqiptar në Zvicër. Kryetari i Kuvendit u shpreh se Zvicra përfaqëson një vend mik të veçantë për të gjithë shqiptarët dhe se shkëmbimi i eksperiencave dhe ekspertizës me qytetin e Bernës, i kontribuon cilësisë së marrëdhënieve dypalëshe mes Shqipërisë dhe Zvicrës. Gjatë qëndrimit në Zvicër Kryetari i Kuvendit Ilir Meta u shoqërua nga z. Fatmir Toçi, kryetar i Grupit Parlamentar të Miqësisë Shqipëri-Zvicër, z.Fatmir Xhafaj, kryetar i Komisionit të Ligjeve dhe sekretarja e Përgjithshme e Kuvendit, znj. Albana Shtylla dhe Ambasadori i Shqipërisë në Bernë z. Ilir Gjoni.

Adresa

Ambasada Shqiptare
Pourtalesstrasse 45 A,
CH-3074 Muri bei, Bern

Tel / Fax

Tel. +41319526010
Fax +4131 9526012
Nr. i emergjences: +41774099729

E-MAIL

embassy.bern@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E premte
09:00 - 17:00