Me rastin e çerekshekullit të gjenocidit serb në Kosovë, Qendra “Gjenocidi në Kosovë - plagë e hapur”, organizoi më datë 14.01.2024 në Birr, Aargau, një veprimtari në homazh të viktimave të gjenocidit serb në Kosovë në të cilin morën pjesë një numër i madh bashkatdhetarësh nga e gjithë Zvicra.
Të pranishmit në këtë tubim i përshëndeti dhe Sekretari i Parë i Ambasadës së RSH-së në Bernë, z.Valon Gashi.