Mbahet Forumi Ekonomik Shqiptaro-Zviceran në Gjenevë

Më datë 19 prill 2024, në Gjenevë u mbajt për herë të parë Forumi Ekonomik Shqiptaro-Zviceran, në të cilin morën pjesë dhjetëra sipërmarrës shqiptarë nga Zvicra, Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia e Veriut.
Ky forum, i organizuar nga “Albpoint”, pjesë e medias më të madhe (online) shqiptare në Zvicër, albinfo.ch , kishte për qëllim mbledhjen dhe identifikimin e sipërmarrësve shqiptaro-zviceran në sektorin e patundshmërive dhe financave pjesën frankofone të Zvicrës. 
Në këtë ngjarje, nga Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Zvicër, mori pjesë Sekretari i Parë i Ambasadës, Valon Gashi, i cili përshëndeti të pranishmit dhe inkurajoj për të vazhduar me këto aktivitet dhe konfirmoi mbështetjen e Ambasadës.

Adresa

Ambasada Shqiptare
Pourtalesstrasse 45 A,
CH-3074 Muri bei, Bern

Tel / Fax

Tel. +41319526010
Fax +4131 9526012
Nr. i emergjences: +41774099729

E-MAIL

embassy.bern@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E premte
09:00 - 17:00