Më datë 18 dhe 19 maj në Dottinegen të Zyrihut u zhvilluar aktiviteti dy ditorë me mësuesit e gjuhës shqipe në Zvicër me fokus “Institucionalizimi i mësimit plotësues të gjuhës shqipe në diasporë – Zvicër”, të organizuar nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës së Republikës së Kosovës.
Në këtë seminar, ku të pranishëm përveç mësueseve të “Shkollës Shqipe” në Zvicër dhe LAPSH, ishin edhe Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit së RKS-së, znj. Arbërie Nagavci, Zv.Ministrja e ministrisë së Punëve të Jashtme dhe të Diasporës, znj.Liza Gashi, Ambasadori sapo ardhur u RKS-së në Bernë, z.Mentor Latifi, Këshilltarja e Ambasadës së RSH-së në Bernë, znj. Monika Zguro, Konsulli i Përgjithshëm i RKS-së në Zyrih, z.Vigan Berisha, si dhe veprimtar të mësimit shqip në Zvicër.
Gjatë dy ditëve mes mësuesish dhe përfaqësueseve përkatës është diskutuar mbi hapat e institucionalizimit të mësimit plotësues në gjuhën shqipe, rolit të Ambasadave, si dhe rëndësia e unifikimit dhe bashkëpunimit mes të gjithë palëve për të rritur përfshirjen e sa më shumë nxënësve në klasat ku mësohet gjuha shqipe.
Në fjalën e saj Znj.Zguro ka theksuar, rolin që Ambasada ka patur dhe ka në këtë drejtim. Roli i Ambasadës së RSH-së në Zvicër, është i padiskutueshëm në këtë drejtim, duke ditur faktin që tanimë Ambasada ka dhënë dhe do të vazhdojë të mbështesë e të japë kontributin e saj për të gjithë mësuesit që nuk rreshtën asnjëherë për të dhënë me vullnetin e tyre vlerën me të madhe kombëtare, atë të mësimit të gjuhës, kulturës dhe historisë shqiptare për fëmijët e diasporës në Zvicër.
Një ndër rolet kyçe të Ambasadës së RSH-së në Bernë në masivizimin e mësimit të gjuhës shqipe në Zvicër, është kontributi i saj si një vlerë e shtuar e përpjekjes për mësimin shqip në Konfederatën Zvicerane. Ndoshta model, model sepse me mundësitë e saj, Ambasada ka bërë dhe është duke bërë përpjekje maksimale që përmes "Shkollës Shqipe" të masivizojë dhe të hapë ku mundet klasa të mësimit të gjuhës shqipe. Nga viti 2019, duke shfrytëzuar hapësirat ligjore që lejon legjislacioni zviceran, Ambasada e RSH në Bernë ndërmori hapin e regjistrimit si sponsor zyrtar i mësimit të gjuhës shqipe, praktikë kjo e cila ndiqet edhe nga përfaqësitë diplomatike të shumë vendeve të tjera të cilat kanë diasporë të qenësishme në Zvicër. Në 2022, pas një periudhe prove tre vjeçare, autoritetet zvicerane njohën me status permanent Ambasadën Shqiptare të përfaqësuar nga “Shkolla Shqipe” si sponsore zyrtare të mësimit të gjuhës shqipe. Gjatë kësaj periudhe ky hap i ndërmarrë nga Ambasada ka filluar të japë frytet e para, ku aktualisht, në kuadër të "Shkollës Shqipe" në Zvicër, janë hapur mbi 100 klasa të mësimit të gjuhës shqipe, duke angazhuar 35 mësues e mësuese të gjuhës shqipe në 18 kantone të Zvicrës, me pjesëmarrjen e mbi 1000 nxënësve shqiptarë.
Këto rezultate shumë të arrira në këtë periudhë të shkurtër kohe, është fal punës Ambasadës dhe rreth 40 mësueseve shqiptarë në Zvicër. Falë vullnetit të mësueseve e mësuesve të gjuhës shqipe të angazhuar në Zvicër, por edhe prindërve shqiptarë, "Shkolla Shqipe" brenda këtyre gati pesë viteve, ka dhënë një shembull konkret se me vullnet, profesionalizëm, dashuri e përkushtim, masivizimi i mësimit të gjuhës shqipe nuk është më një pamundësi, por një realitet i prekshëm.
Falë vitalitetit të gjithë mësueseve si të “Shkollës Shqipe” dhe LAPSH, ideve dhe problematikave që mësimdhënësit në Zvicër, por dhe në mbarë Diasporën shqiptare, e që janë përçuar gjatë këtyre viteve është bërë e mundur aktivizimi i strukturave shtetërore si në Republikën e Shqipërisë ashtu dhe atë të Kosovës.
Pikërisht për të institucionalizuar dhe rritur pjesëmarrjen e fëmijëve shqiptarë në mësimin e gjuhës shqipe, Ambasada e RSH-së me iniciativën e saj dhe mbështetjen e dy Ambasadave, asaj të Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, u arrit që “Shkolla Shqipe” në Zvicër dhe LAPSH, më datë 17 mars të këtij viti të firmosën marrëveshjen e bashkimit të këtyre dy subjekteve, me të vetmin qëllim: rritjen e numrin të nxënësve në klasat shqipe, masivizimin e saj, dhe ruajtjen e gjuhës dhe identitetit kombëtar.
Marrëveshjen për bashkim e kanë firmosur dy drejtuesit e shkollave shqipe, z.Vaxhid Sjediu nga “Shkolla Shqipe” dhe z.Liburn Mehmetaj nga LAPSH. Po ashtu në mbështetje të këtij bashkimi kanë firmosur dhe tre Ambasadorët, ai i RSH-së z.Mustafa Nano, RKS-së, z.Sami Ukelli dhe RMV-së, z.Rexhep Demiri.
Ambasada gjithashtu bënë dhe shpërndarjen falas të teksteve shkollore të botuara nga Qendra e Botimet për Diasporën, të miratuara në shtator të vitit 2021, “Gjuha shqipe dhe kultura shqiptare”, Niveli I. Ky tekst është shpërndarë për herë të parë në vitin shkollor 2022-2023 - 2024, si dhe në këtë vit shkollor është në proces 2024-2025. Në shkurt 2024 është miratuar teksti i përbashkët mësimor për diasporën “Gjuha shqipe dhe kultura shqiptare”, Niveli II. Është hapur thirrja për Nivelin III dhe me këtë pritet të përmbyllet po këtë vit procesi i unifikimit të teksteve mësimore për Diasporën.