Ministri Balla vizit zyrtare në Zvicër

Në Bernë, sot (18.06.2024), Këshilltari Federal Zviceran z.Beat Jans, priti Ministrin e Brendshëm të RSH-së, z. Taulant Balla.
Ata diskutuan mbi bashkëpunimin në fushën e migracionit dhe punëve policore. Që nga viti 2007, Shqipëria dhe Zvicra bashkëpunojnë në luftën kundër krimit të organizuar, trafikimit të drogës, trafikimit të qenieve njerëzore dhe mashtrimeve online.
Të dy ministrat, shkëmbyen gjithashtu mendime për mbështetjen e Zvicrës në fushat e qeverisjes dhe zhvillimit ekonomik. Ministri i Brendshëm Balla u interesua edhe për sistemin zviceran të shpëtimit dhe shuarjen e zjarreve në pyje.
Për më shumë informacione mbi viziten e Ministrit Balla, lexoni artikujt e plotë më poshtë:
https://mb.gov.al/ministri-balla-takohet-me-ministrin-e-drejtesise-e-pol...
https://mb.gov.al/balla-vizite-ne-qendren-e-shpetimit-ajror-rega-ne-zyri...
 

Adresa

Ambasada Shqiptare
Pourtalesstrasse 45 A,
CH-3074 Muri bei, Bern

Tel / Fax

Tel. +41319526010
Fax +4131 9526012
Nr. i emergjences: +41774099729

E-MAIL

embassy.bern@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E premte
09:00 - 17:00