Misioni Katolik Shqiptar, me qendër në Lucern, këtë vit, me 22 dhe 23 tetor, festoi 30-të vjetorin e themelimit.
Ne veprimtarine e organizuar me kete rast merrnin pjese shume besimtare, bashkekombes, perfaqesues te larte te klerit katolik nga Kosova, perfaqesues te pushtetit lokal te Lucernes. I pranishem ishte dhe ambasadori i RSh ne Berne, I. Gjoni.
Komunitetit katolik shqiptar ne Zvicer eshte nje pjese e rendesishme e diaspores shqiptare me nje kontribut te jashtezakonshem ne ruajtjen e tradites, kultures e gjuhes shqipe.
Misioni katolik shqiptar jep nje kontribut te cmuar ne pasurimin shpirteror te besimtareve katolike, percimin e vlerave me te spikatura te popullit tone dhe eshte nje katalizator i fuqishem i integrimit dhe nderveprimit mes kulturave.