Ambasadorja Muriel Peneveyre, Drejtore e Drejtorisë së Euro Azisë në Zvicër, dha një drekë lamtumire me rastin e largimit të Ambasadorit, Ilir Gjoni në mbarim të misionit të tij në Konfederatën Zvicerane.
Të pranishëm ishin dhe Shefi i Protokollit Z. Manuel Irman si dhe Znj. Alexandra Baertsch, nga Divizioni i Euro Azisë.
Gjatë drekës Ambasadorja Muriel falënderoi Ambasadorin Gjoni për bashkëpunimin dhe marrëdhëniet shumë të mira midis dy vendeve tona dhe kontributin e dhënë gjatë këtyre viteve të misionit të tij në Zvicër.
Znj. Muriel i uroi Ambasadorit suksese në detyrën e re.