Në datat 14-16 tetor 2015 mbahet në Gjenevë sesioni i 17-të vjetor me temë “Samiti Ndërkombëtar mbi Krimin Transnacional” në kuadër të Forumit të Krans Montanës. Në Forum mori pjesë dhe ambasadori i Shqipërisë në Bernë z. Ilir Gjoni.
Në ditën e parë të punimeve të Samitit foli dhe Zëvëndëskryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës z. Hashim Thaçi, i cili u fokusua në hapat që ka ndërmarrë qeveria e Kosovës në ruajtje të stabilitetit e sigurisë në rajon, për negociatat në vijim me palën Serbe si dhe informoi mbi nismën më të fundit për anëtarësimin e Kosovës në UNESCO, por dhe në organizata të tjera ndërkombëtare sic është Interpoli, Europoli, FIFA e UEFA etj. Zoti Thaçi, nënvizoi faktin se Kosova tanimë është njohur nga mbi 111 shtete dhe shumë vende të tjera janë në proces të shqyrtimit të njohjes së saj. Ai nënvizoi kontributin e Kosovës në sigurinë e rajonit dhe angazhimin e qeverisë për të luftuar çdo formë të ekstremizmave.