Ambasadori i Shqiperise ne Zvicer, merr pjese ne mbledhjen e shtabit te emergjences per Shqiperine ne Swiss Humanitarian Aid (SHA). I pranishem ishte dhe drejtori i SHA, ambasadori Manuel Bessler. Shtabi, i ngritur menjehere pas termetit te 26 Nentorit organizon, monitoron, dhe koordinon gjithe ndihmen e Zvicres per Shqiperine per perballimin e situates pas termetit. Te gjitha aspektet logjistike, financiare, te burimeve njerzore menaxhohen pikerisht ne kete shtab.