Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Zvicër ka kënaqësinë të njoftojë ekspozitën e artistit të njohur shqiptar, z.Anri Sala, në Muzeun e Arteve “Kunstmuseum Basel”.
Ekspozita, e cila është e hapur deri më 15 shtator 2024, përmban gjashtë vepra të Salës të krijuara në vitin 2023, të cilat janë vendosur mes veprave të mjeshtërve të shekujve 15-16. Vepra këto që ndërthuren mes artit klasik dhe modern, duke përfshirë teknika tradicionale si fresko mbi intonaco dhe përdorimin e mermerit. Vlerësuar lart nga kritika zvicerane, ky kombinim unikal i teknikave tradicionale me qasjen bashkëkohore prezanton një dimension të ri në artin bashkëkohor.
Ju ftojmë të vizitoni këtë ekspozitë unike dhe të mbështesni artin shqiptar në skenën ndërkombëtare.
Data: Deri më 15 Shtator 2024
Vendi: Kunstmuseum Basel, St. Alban-Graben 16, Basel
Për më shumë informacione, vizitoni: https://kunstmuseumbasel.ch/de/ausstellungen/2024/anri-sala-inmitten-alt...