Përfundon procesi i shpërndarjes së teksteve mësimore për fëmijët e diasporës në Zvicër

Përfundon procesi i shpërndarjes së teksteve mësimore për fëmijët e diasporës në Zvicër. Ambasada e RSH në Bernë ka përfunduar procesin e shpërndarjes së teksteve të reja shkollore për 900 nxënësit e "Shkolla Shqipe".

Këtë vit për herë të parë u shpërnda teksti shqip "Gjuha shqipe dhe kultura shqiptare – Niveli 1 (shoqëruar me Fletën e punës dhe materialet plotësuese). Ky tekst është hartuar në përputhje me Kurrikulën e mësimit plotësues të gjuhës shqipe dhe të kulturës shqiptare në diasporë e në mërgatë, miratuar nga Ministria e Arsimit, Shqipëri dhe Ministria Arsimit, Kosovë, duke përbërë kështu një hop cilësor në drejtim të unifikimit të mësimdhënies dhe metodave bashkëkohore të mësimit të gjuhës amëtare.

Teksti është ndërtuar në 3 pjesë që u korrespondojnë përkatësisht klasave I, II, III.

Mësimi i gjuhës shqipe dhe masivizimi i saj është ndër prioritetet e punës së Ambasadës. Ambasada uron suksese për të gjithë nxënësit e mësuesit dhe prindërit për mbështetjen e tyre.

Adresa

Ambasada Shqiptare
Pourtalesstrasse 45 A,
CH-3074 Muri bei, Bern

Tel / Fax

Tel. +41319526010
Fax +4131 9526012
Nr. i emergjences: +41774099729

E-MAIL

embassy.bern@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E premte
09:00 - 17:00