Me rastin e vitit të ri, Presidenti i Konfederatës së Zvicrës, z.Alain Berset dha një pritje, në Pallatin Federal, me përfaqësuesit e trupit diplomatik në Zvicër.
Në këtë ceremoni ishte i pranishëm edhe ambasadori z.Ilir Gjoni.
Marrëdhëniet e Republikës së Shqipërisë me Konfederatën Zvicerane dhe bashkëpunimi mes dy vendeve, janë shumë të mira si në planin dypalësh, ashtu edhe në atë shumëpalësh. Shqipëria e konsideron Zvicrën, një partner shumë të besuar, ndërsa Shqipëria konsiderohet nga Zvicra, si një vend prioritar sa i përket bashkëpunimit për zhvillim.